Guvernatori i BQK-së takon përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane

Ekonomi

Guvernatori i BQK-së takon përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 14:26
Foto gjatë takimit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Këto takime janë zhvilluar në kuadër të takimeve të rregullta që ata kanë mbajtur  prej shpërthimit të pandemisë COVID-19.

“Gjatë takimit u diskutua për parametrat aktualë ekonomikë dhe financiarë, ndërsa u theksua shqetësimi i përbashkët që aplikimi i masave të reja për kufizimin e aktiviteteve ekonomike do të kishte në operacionet e ndërmarrjeve, por edhe në kërcënimet për stabilitetin e sektorit financiar”, thuhet në kumtesë.

“Duke e konsideruar me prioritet ruajtjen e shëndetit publik, Guvernatori Mehmeti si dhe drejtuesit e të dyja odave ekonomike Rukiqi e Zeka, nënvizuan edhe rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të ndërmarrjeve private, të cilat bartin barrën e punësimit dhe rritjes ekonomike në vend”.

Mehmet, Rukiqi dhe Zeka kanë shprehur besimin se duhet të gjendet balanci ndërmjet lejimit të operimit të papenguar të ndërmarrjeve, por edhe mbikëqyrjes më të rreptë të zbatimit të masave që synojnë parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat