Guvernatori: Për humbjen e mbi 2 milionë eurove BQK nuk mban përgjegjësi, ishte transfer i rregullt

Ekonomi

Guvernatori: Për humbjen e mbi 2 milionë eurove BQK nuk mban përgjegjësi, ishte transfer i rregullt

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 11:45
Pamje nga takimi

(E plotësuar 13:12) - Banka Qendrore e Kosovës (BQK) nuk merr përgjegjësi për rastin e vjedhjes së mbi 2 milionë euro nga Thesari.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se ka qenë transfer i rregull dhe BQK nuk mban përgjegjësi.

Këto komente guvernatori Mehmeti i bëri gjatë një konference për media, ku tha se sektori bankar në vend edhe përkundër pandemisë COVID-19, është më stabil se kurrë, likuid, mirë i kapitalizuar dhe me afarizëm pozitiv rreth 60 milionë euro.

Mehmeti: Për vjedhjen e mbi 2 milionë euro, BQK nuk mban përgjegjësi

“Transferi është bërë në mënyrë të rregullt nga Thesari që është në kuadër të Ministrisë së Financave dhe ka shkuar në procedura të rregullta. Ne nuk mundem me ndal një transfer të tillë kur realizohet nga zyrtarët përgjegjës. Është transfer i rregullt i realizuar përmes sistemit të pagesave në Bankë Qendrore”, theksoi Mehmeti.

Guvernatori Mehemti më tej ka thënë se BQK ka sistem efektiv të kontrolleve të brendshme për të zvogëluar mundësinë e mashtrimeve, shpërdorimeve dhe gabimeve të ndryshme të cilat mund të ndodhin.

Mehmeti paralajmërojë se rritja ekonomike për vitin 2020 pritet të tkurret 7.2 përqind.

Mehmeti: Gjendjen në trezorë e kemi shumë stabil, rritja ekonomike pritet të tkurret 7.2 përqind

“Mund të konstatojë dhe ta them me përgjegjësi të plotë se gjendjen në trezorë e kemi shumë stabil, pa asnjë defekt të mundshëm. Pasojat ekonomike nga pandemia tashmë janë evidente, parashikimet e BQK janë që ekonomia e Kosovës do të shënojë rënie 7.2 përqind. Sido qoftë këto parashikime mund të rishikohen përsëri duke pasur parasysh pasiguritë e shumta që kanë bëjnë me përhapjen e pandemisë gjatë muajve në vijim, dhe rrjedhimisht masat që mund të ndërmerren nga autoritetet përgjegjëse për të menaxhuar situatën me pandemisë”, deklaroi Mehmeti.

Sipas Mehmetit, në pandemi bankat komerciale fituan rreth 60 milionë euro. Teksa tha se remitencat këtë viti, deri në muajin gusht, kanë shënuar 608.6 milionë euro ose një rritje vjetore prej 10 përqind.

Mehmeti: Në pandemi bankat komerciale shënuar fitim 58 milionë euro

“Sa i përket fitimit të bankave, aktualisht me shifrat që kemi në dispozicion arrin vlerën diku rreth 58 milionë euro. Mirëpo, nuk mund ta konsiderojmë fitim real marrë parasysh masave lehtësuese rregulltative që i kemi ndërmarrë në mënyrë që bankat ta ndihmojnë ekonominë e vendit. Gjatë kësaj periudhe kohe bankat nuk iu është kërkuar që të bëjnë provizionin e kredive. Kreditë e këqija sot shënojnë 2.7 përqind, por me siguri se niveli i kredive të këqija do të rritet më shumë”, theksoi Mehmeti.

Guvernatori ka komentuar edhe mos votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, që sipas tij, ka pasoja të mëdha dhe është shqetësuese mos miratimi i planit të rimëkëmbjes ekonomike.

Ai tha se vlera e kredive të reja të lëshuara nga janari deri në gusht të vitit 2020 është 912.5 milionë euro, krahasuar me 959 euro sa kanë qenë më herët, ose është një rënie prej 5 përqind.

Megjithatë, sipas tij, gjatë muajt korrik dhe gusht kreditë e reja kanë arrit të lëshohen 320.7 milionë euro, që është një rritje prej 23 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

​58 milionë euro fituan bankat komerciale në kohë të pandemisë COVID-19

Sektori bankar në vend edhe përkundër pandemisë COVID-19 është stabil, likuid, mirë i kapitalizuar dhe me afarizëm pozitiv, kështu tha guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Fehmi Mehmeti në konferencën për media.

Guvernatori Memmeti ka siguruar se sistemi financiar është i sigurt me sistem efektiv të kontrollave të brendshme.

Ai tha fitimi i bankave komerciale në këtë kohë të pandemisë është 58 milionë euro.

Derisa në pyetjen e gazetarëve për rastin e humbjes së dy milionë eurove, guvernatori tha se ka qenë transfer i rregull dhe BQK nuk mban përgjegjësi.

“Pasojat ekonomike janë evidente, parashikimet e rënies ekonomike për 2020 janë 7.2 përqind. Remitencat këtë viti kanë shënuar 608 milionë euro të hyra”, tha ai.

Ai tha se çdo ditë vonesë për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka pasoja të mëdha.

“Është shqetësuese mos miratimi i planit të rimëkëmbjes ekonomike”, theksoi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat