Gjysma e familjeve të anketuara pësuan rënie në të ardhura mesatarisht 406 euro në vitin e pandemisë

Ekonomi

Gjysma e familjeve të anketuara pësuan rënie në të ardhura mesatarisht 406 euro në vitin e pandemisë

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 22:39
Foto Ilustrim

Agron Demi nga instituti GAP në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka publikuar një hulumtim të UNDP, ku thuhet se 49% e familjeve të anketuar kanë pësuar ulje të ardhurave mesatarisht në 406 euro në kohë e fillimit të pandemisë.

Sipas Demit, 87% e biznese janë përballë me vështirësi të ndryshme.

“Kurse 87% e bizneseve janë përballë me vështirësi të ndryshme, nga mbyllja e plotë e deri largimi i punëtorëve. Vetëm 22% e bizneseve janë kundër masave kufizuese”, ka shkruar Demi.

Ai shtoj, se institucionet janë 100%kundër ligjeve.

“E institucionet janë 100% kundër ligjeve që munden me ja zbutë paksa humbjet bizneseve e me ua lehtësu vështirësitë qytetarëve”, u shpreh ai.

Postimi i plotë

Kërkojmë falje paraprakisht që po ja teshim qeverisë edhe me tema socio-ekonomike.

Sipas një hulumtimi të UNDP, 49% e familjeve të anketuara kanë pësu ulje të të ardhurave mesatarisht 406 euro në kohën nga fillimi i pandemisë.

Kurse 87% e bizneseve janë përballë me vështirësi të ndryshme, nga mbyllja e plotë e deri largimi i punëtorëve. Vetëm 22% e bizneseve janë kundër masave kufizuese.

E institucionet janë 100% kundër ligjeve që munden me ja zbutë paksa humbjet bizneseve e me ua lehtësu vështirësitë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat