Kalon në komison Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike me propozimet e PDK-së

Ekonomi

Kalon në komison Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike me propozimet e PDK-së

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 12:45
Komisioni

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka kaluar në komisionin për Buxhet dhe Transefere me propozimet e PDK-së.

Këtë e kanë konfirmuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Po, me propozimet e PDK-së ka kalu në komision projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike” tha shkurt deputeti i PDK-së Kujtim Gashi.

Gazeta Blic ka siguruar propozimet e PDK-së të cilat pritet të përfshihen në këtë Projektligj.

“Pako për bizneset 200 milion euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës, me nga 300 euro; Heqja e TVSH-së për lëndën e parë dhe Rimbursimi i mjeteve për 10% nga trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike tash e sa muaj nuk ka rritur të marrë votot e mjaftueshme për kalim në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat