Ekonomisti: Në mungesë të aftësive menaxhuese, Qeveria Hoti po vepron me kufizime gjatë pandemisë

Ekonomi

Ekonomisti: Në mungesë të aftësive menaxhuese, Qeveria Hoti po vepron me kufizime gjatë pandemisë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 16:28
Qeveria e Kosovës

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infektuara me virusin Covid-19, Qeveria e Kosovës kishte marrë masa mbrojtëse ndaj këtij virus, përfshirë këtu kishte vendosur edhe orë policore.

Një vendim i tillë nuk ishte pritur mirë nga qytetarët, e as nga akterët politik në vend.

Ekonomisti Erton Bega, është shprehur se në mungesë të aftësive menaxhuese, Qeveria e Kosovës po vepron me ndalesa e kufizime.

Ai ka folur edhe për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, me ç’rast ka thënë se ky projektligj do të ishte shumë pozitiv po të ishte miratuar disa muaj mëherët.

Shkrimi i tij i plotë:

Nëse i krahasojmë rastet aktive për 1 milion banorë me Koronavirus me shtetet fqinje, Kosova qëndron më mirë se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, dhe pak më keq se Shqipëria.

Çuditërisht, Qeveria jonë mbyll dhe kufizon veprimtarinë e bizneseve prej orës 19:00 përderisa në shtete tjera fqinje që e kanë gjendjen më të rëndë, kufizimet/ndalesat fillojnë prej orës 22:00.

Për paradoks të këtij vendimi për ta rritur frustrimin qytetar, shtetet fqinje kanë miratuar disa paketa ekonomike e Kosova e votoj sot pakon ekonomike me vonesë tepër të madhe.

Kjo qeveri po udhëheq në stilin bardh e zi, përkatësisht në mungesë të aftësive menaxhuese të pandemisë ka zgjedhur të veproj me ndalesa dhe kufizime që kanë për bazë paligjshmërinë e disa biznesesve dhe individëve në respekt të masave anticovid. Kur nuk ke ide për menaxhim të situatave, atëherë është më së lehti me ia fut kot duke ndaluar funksionimin e ekonomisë.

Në anën tjetër kjo pako ekonomike do të ishte shumë pozitive sikur të ishte miratuar 4-5 muaj më parë, pasi vlera e projektuar financiare atëherë me këtë pako do të shumëfishohej deri tash.

Kuvendi i MËDITJEVE e vonoj votimin me muaj të tërë për inate personale/partiake duke i dhënë goditje të madhe ekonomisë dhe zhvlerësoi efektin financiar të pakos ekonomike duke e vonuar në kohë.

Kjo Qeveri e Zorit duhet të dorëhiqet sa më parë për t’i hapur rrugë funksionimit të rregullt rë Kuvendit dhe shtetit në terësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat