Berat Rukiqi: Diaspora potencial i rëndësishëm i rimëkëmbjes ekonomike

Ekonomi

Berat Rukiqi: Diaspora potencial i rëndësishëm i rimëkëmbjes ekonomike

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 12:41
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës(OEK), Berat Rukiqi në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka deklaruar se diaspora është resursi me strategjik që kemi.

‘DIASPORA eshte resursi me strategjik qe e kemi. Kosova nuk do te kishte qendrueshmeri ekonomike, pa kontributin e diaspores’, ka thënë Rukiqi.

Ai më tutje tha se diaspora mund të jetë potencial i rëndësishëm i rimëkëmbjes ekonomike.

'Diaspora mund te jete potencial i rendesishem i rimekembjes ekonomike, jo vetem duke financuar konsumin, por para se gjithash duke investuar’, u shpreh ai.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Inveatimet nga diaspora te trajtohen si investim strategjik

DIASPORA eshte resursi me strategjik qe e kemi. Kosova nuk do te kishte qendrueshmeri ekonomike, pa kontributin e diaspores.

Diaspora mund te jete potencial i rendesishem i rimekembjes ekonomike, jo vetem duke financuar konsumin, por para se gjithash duke investuar.

Do te propozojme dhe do te avokojme fuqishem qe investimet e diaspores te trajtohen si investim strategjik, pavaresisht vleres se investimeve, si dhe te lirohen nga cdo obligim tatimor, se paku per 5 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat