Politikanët nuk po respektojnë masat anti-COVID19, gastronomët kërkojnë zgjatjen e orarit të punës

Ekonomi

Politikanët nuk po respektojnë masat anti-COVID19, gastronomët kërkojnë zgjatjen e orarit të punës

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 14:36
Foto ilustruese

Sektori i gastronomisë në Kosovë vazhdon të mbetët një nga fushat më të prekura që prej fillimit të pandemisë COVID-19.

E, masat e fundit të aplikuara  nga Qeveria e Kosovës, për mbështetjen financiare dhe politikave fiskale të cilat janë bërë nga ligji për rimëkëmbje ekonomike, sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Gastronomeve, Arian Vranica kanë qenë të mangëta dhe nuk kanë arritur të bëjnë rehabilitimin e kësaj gjendje jo të mirë ekonomike.

“Masat e fundit të cilat janë aplikuar nga Qeveria e Kosovës, sa i për ketë mbështetjes financiare  dhe politikave fiskale të cilat janë bërë nga ligji për rimëkëmbje ekonomike, kanë qenë mjaftë të mangëta dhe nuk kanë mundur ta arrijnë rolin e tyre të mirëfilltë, duke kontribuar në rehabilitimin e kësaj gjendje të rënd ekonomike”, tha Vranica.

Nderë të tjerash Vranica, po ashtu e bëri të qartë se orari i punës së gastronomisë  duhet zgjatur, pasi që me metodën e fundit partitë  politike po bëjnë standard të dyfishtë aplikimit të masave.

“Kërkojmë zgjatjen e orarit duke u bazuar gjithashtu edhe në fushatat e fundit të partive politike të cilat vetë nuk po  i respektojnë vendime e tyre, në këtë rast po bëhet standard aplikimi i normave të dyfishta dhe jo një barazi para ligjit dhe kushtetutës andaj për këtë gjë ne kemi caktuar takim me avokatin e popullit”, theksoi Vranica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat