​OAK përshëndet konstituimin e Qeverisë së Kosovës

Ekonomi

​OAK përshëndet konstituimin e Qeverisë së Kosovës

Më: 23 mars 2021 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Duke uruar që zhvillimi ekonomik i vendit të jetë prioriteti kryesor, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përshëndet konstituimin e Qeverisë së Kosovës me në krye Kryeministrin Albin Kurti.

Përmes një komunikate për media OAK vlerëson se nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë mes komunitetit të biznesit dhe organeve ekzekutive, mund të arrihet krijimi i një strategjie të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik në vend dhe fuqizimi i sektorit privat.

Si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, e sidomos gjatë periudhës së vështirë me pandeminë me të cilën po përballemi.

OAK si çdo herë është e hapur për partneritet dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet për klimë shumë më të mirë të të bërit biznes duke dhënë edhe propozime konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat