AKB-ja: Qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro gjatë fundjavës në Shqipëri

Ekonomi

AKB-ja: Qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro gjatë fundjavës në Shqipëri

Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se në nga një hulumtim që ka kryer nga data 9-12 prill, 30 mijë kosovarë e kanë lëshuar vendin dhe kanë shkuar në Shqipëri, të cilët shpenzuar rreth 100 euro në ditë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se në Shqipëri për gjatë vikendit kosovarët shpenzuan 10 milionë euro në Shqipëri.

Shahini ka thënë se AKB ka realizuar studim nga data 9 deri me 12 prill sesa qytetarë kaluan vikendin në Shqipëri pasi që masat janë në fuqi.

“Për këto 4 ditë Kosovën e kanë lëshuar 30 mijë qytetarë biznesmen, politikan, sportistë, zyrtarë shtetëror që kaluan në Durrës, Tiranë duke shpenzuar rreth 100 euro në ditë ku përfshirë akomodimin, pijet, transporti, taksa rrugore. Por këto do të jenë shumë më larta sepse në këto vizita relakusese nuk kursehet”.

“AKB ka vlerësuar se kosovaret shpenzuan 10 milion euro për vikend në Shqipëri pasi qeveria mbylli qendrat tregtare, hotelet dhe kafiteritë. 90% i shpenzojnë gjithë kapitalin kur kosovarët dalin jashtë. Vetëm 5 % e vizitorëve nga Shqipëria kthehen dhe vizitojnë Kosovën kundrejt atyre që shkojnë nga Kosova. Në këtë vikend nuk ka pasur vizitorë në Kosovë për shkak të masave”, tha ai.

Shahini ka rekomanduar Qeverisë që pas datës 18 prill të lejohet puna e plotë e bizneseve

“Prandaj AKB rekomandon qeverinë që sa më shpejt pas datës 18 të kthejë jetën në normalitet duke zbatuar masa për kontroll, por jo masa rigoroze. AKB është e shqetësua për përkeqësimin ekonomik në vend dhe është duke u thelluar. Ai bëri thirrje institucioneve për të siguruar vaksinën”, tha Shahini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat