Si t’i ktheni klientët potencialë në blerës?

Ekonomi

Si t’i ktheni klientët potencialë në blerës?

Më: 8 maj 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Tërheqja e klientëve është vetëm gjysma e sfidës në biznes. Por, pasi fitoni vëmendjen e tyre, si mund ta ktheni interesin e tyre në një blerje?

Çdo biznes, sipas këshilluesve të biznesit, është unik, kështu që objektivat duhet të vendosen individualisht.

Sipas tyre, nevojitet përpjekja kolektive e të gjithë stafit për t’i kthyer klientët potencialë në blerës.

Të gjithë në një biznes, përfshirë arkëtarët, bashkëpunëtorët e shitjeve dhe shitësit, luajnë rolin e tyre.

“Një mënyrë efikase për të përmirësuar performancën, është të siguroni që i gjithë stafi juaj të kuptojë se çfarë është shitja dhe që çdo anëtar i stafit të ndihmojë për ta realizuar atë”, thonë këshilluesit e biznesit.

Eksperti i shitjes, Denis Gafuri jep disa pika referuese, të cilat ndikojnë në arritjen e qëllimit “si t’i kthejmë klientët potencialë në blerës”:

Qëllimi juaj përfundimtar është të rrisni shitjet dhe të rritni biznesin tuaj, apo jo?

Sigurimi i klientëve të rinj për biznesin tuaj është pjesa më e rëndësishme, për të qenë profesionist i shitjeve. Sidoqoftë, sado e mirë që është lista juaj me klientë potencialë (perspektivave), akoma varet nga ju që t’i shndërroni ata në klientë që paguajnë.

Nuk ka rëndësi nëse jeni themelues i startup-it, zhvillues aplikacionesh, sipërmarrës apo pronar i faqes në internet. Ekziston një armë e fortë që mund të ndikojë rritjen e biznesit tuaj. Dhe, për këtë, ju duhet një hinkë e shitjes të ndërtuar mirë.

Çfarë është një hinkë e shitjeve?

Një hinkë e shitjeve, shpjegon eksperti i shitjeve, është procesi përmes të cilit ju udhëhiqni klientët e ardhshëm. Fillon në momentin që ata bëhen të vetëdijshëm për markën ose produktet tuaja dhe mbaron kur ata bëjnë blerje dhe bëhen klienti juaj.

Pa marrë parasysh a është shitje direkte apo shitje online, një hinkë e zakonshme e shitjeve ka katër faza: Ndërgjegjësimi, Interesi, Vendimi, Veprimi.

Ju mund të përdorni pesë hapat në vijim për të krijuar hinkën tuaj të shitjeve ose për të optimizuar atë ekzistuese për shndërrimet maksimale:

1. Hulumtoni audiencën tuaj të synuar

Hapi i parë për të ndërtuar një hinkë të shitjeve është të hulumtoni audiencën tuaj të synuar. Ju duhet të kuptoni se: çfarë pikash dhimbje kanë ata, për çfarë interesohen, çfarë pritshmërie kanë ata dhe cilat platforma të mediave sociale përdorin?

2.Krijoni karaktere të ndryshëm të blerësve

Për të krijuar karaktere të sakta të blerësve, filloni duke i bërë vetes këto pyetje:

Pse duan të blejnë një produkt?

Si do ta përdorin produktin?

Çfarë i frymëzon ata për të blerë produktet tuaja?

3. Planifikoni një strategji efektive të gjenerimit të klientëve potencialë

Pasi të keni deshifruar audiencën tuaj të synuar dhe të keni krijuar karakteret e blerësve, është koha të përqendroheni në trafikun e faqes suaj të internetit dhe gjenerimin e perspektivave.

Ju mund të rrisni trafikun në faqen tuaj të internetit dhe të gjeneroni burime me metodat e mëposhtme:

Fushata paguaj për klikim/ pay per click.

Reklamimi në rrjetet sociale.

4. Krijoni një strategji për të angazhuar klientët potencialë

Pas zhvillimit të një strategjie për të rritur trafikun dhe për të gjeneruar klientë potencialë (perspektivave), hapi juaj i ardhshëm është që t’i angazhoni dhe ushqeni ata klientë potencial (perspektivave). Për të arritur këtë qëllim, ju duhet në mënyrë të vazhdueshme të:

Krijoni postime të dobishme, tërheqëse në blog dhe video-informuese.

Përdorni platformat e mediave sociale për të promovuar postimet tuaja, si dhe angazhoni personat me ndikim që kanë shumë ndjekës të krijojnë komente dhe udhëzime për produktet tuaja.

5. Konvertoni klientët potencialë në ata që paguajnë

Hapi i fundit është shndërrimi i klientëve potencialë (perspektivave) në klientë që paguajnë. Për të rritur normën tuaj të konvertimit, sigurohuni që ta bëni sa më të lehtë për njerëzit që të kryejnë blerjet e tyre. Ju duhet të bëni këtë:

Sigurimi i opsioneve të regjistrimit dhe të identifikimit me një klikim gjatë procesit të finalizimit të blerjes.

Minimizoni fushat e plotësimit të të dhënave dhe thjeshtoni proceset e arkës dhe pagesave.

Sipas ekspertit të shitjes, “nëse i merrni parasysh, duke e bërë secilën prej tyre pjesë të përditshme të imazhit dhe të të bërit biznes, ju jo vetëm që do ta begatoni veten dhe biznesin tuaj, por do ta ndërtoni një bazë referimi të cilën do ta ndjekin edhe të tjerët”.

Marketingu, po aq i rëndësishëm

Marketingu është aq prezent në përditshmërinë tuaj, saqë është në gjendje të transformojë stilin e jetesës.

“Një marketing i mirë, në minutë të fundit, mund të ndryshojë sjelljen e klientit potencial, sidomos marketingu digjital”.

Kështu u shpreh, specialistja e marketingut, K.Ç., për AP-në, e cila jep disa pika orientuese, lidhur me marketingun e duhur, drejt kthimit të klientelës potenciale në blerëse.

Kompanitë, sipas saj, duhet të sigurohen që janë duke implementuar strategjitë dhe përmbajtjen e duhur për të tërhequr audiencën.

Thelbësor mbetet dhe optimizimi i fushatave dhe optimizimi i tyre në kanale digjitale.

Me rëndësi është që të ketë oferta tërheqëse, lamirshmëri produktesh, shërbimesh dhe fleksibilitet paketash.

Të përdoren programe Loyal (besnike) me shpërblime për klientët besnikë.

Kryesisht varet edhe nga kategoria ku operohet, por dërgesa falas (free shipping), mund të jetë një strategji e mirë për t`i tërhequr këta klientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat