Rritja e çmimit të vajit: Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet në tregun e Kosovës

Ekonomi

Rritja e çmimit të vajit: Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet në tregun e Kosovës

Më: 13 maj 2021 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës (AKK) Valon Prestreshi, ka njoftuar se ditëve në vijim do të intensifikohen hetimet lidhur me ngritjen e çmimit të vajit në treg.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Prestreshi njoftoi se ka komunikuar edhe me kryetaren e AK-së në Shqipëri, pasi që edhe atje vërehet një tendencë për ngritjen e çmimit të vajit.

“Dje kam komunikuar me homologen time të mëmëdheut me temën “ngritja e çmimit të vajit” në Kosovë dhe Shqipëri, në shifra shqetësuese. Vërehet një ngritje e çmimit të vajit edhe në Shqipëri. Si dy institucione si motra edhe me tutje do t’i intesifikojmë hetimet dhe monitorimet e kësaj dukurie për të arritur me një konkluzion të fort dhe të qendrueshem”, ka thënë Prestreshi.

Ditëve të fundit, shumë qytetarë janë ankuar se janë ngritur çmimet e disa produkteve ushqimore. Sipas tyre, çmimi i vajit nga 0.89 centë sa ka qenë, tash është rritur në 1 euro e 30 centë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat