Vazhdon ngritja e çmimeve të pemëve, vajit ushqimor, dhe karburanteve

Ekonomi

Vazhdon ngritja e çmimeve të pemëve, vajit ushqimor, dhe karburanteve

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Gjatë muajit maj ka vazhduar rritja e çmimeve të vajit ushqimor, pemëve dhe karburanteve në Kosovë.

Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), maj 2021”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK-së, norma vjetore e inflacionit e matur për këtë muaj ishte 2 për qind.

“Ngritje e çmimeve vërehet te vajrat dhe yndyrat ushqimore me 3.2 për qind, pemë me 1.3 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 0.8 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1 për qind në IHÇK”, thuhet në raport.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te qumështi, djathi dhe vezët me 1.3 për qind, pemët me 16.1 për qind, energjia elektrike me 10.6 për qind dhe pajisjet telefonike dhe të telefaksit me 4 për qind, me një ndikim të përbashkët prej 0.7 për qind në IHÇK. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat