Murati: Nisin procedurat për hapjen e terminalit në hapësirat e Trepçës

Ekonomi

Murati: Nisin procedurat për hapjen e terminalit në hapësirat e Trepçës

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:49
Hekuran Murati

Ministri  i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook se gjatë ditës së sotme ka autorizuar e Drejtorin e Doganave të Kosovës për të nisur procedurat për hapjen e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë.

Ai ka bërë të ditur se  kjo nuk është e tëra dhe se do të vazhdohet kështu edhe me tjerat shumë shpejtë.

Postimi i plotë i tij:

Sot kam autorizuar Drejtorin e Doganave të Kosovës për të nisur procedurat për hapjen e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe do të vazhdojmë edhe me tjerat shumë shpejt.

Për një shtet të drejtë, dhe që çliron potencialin e biznesit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat