MF mbështet me nga 100 euro për tre muaj punëtorët që kishin humbur vendet e tyre të punës në pandemi

Ekonomi

MF mbështet me nga 100 euro për tre muaj punëtorët që kishin humbur vendet e tyre të punës në pandemi

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 12:52
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se deri më sot për masat 1.1, 1.2 dhe 1.3 që burojnë nga Pakoja për Ringjalljen Ekonomike lidhur me formalizimin e tregut të punës, 2500 biznese kanë aplikuar për tri masat, për masën 1.3 që ka të bëj për gratë në biznes rreth 1 mijë e 300.

Ministri Murati përveç këtyre masave tha se kanë bërë edhe zgjerimin e këtyre masave mbështetëse që ka të bëjë me të punësuarit, të cilët kishin humbur vendet e tyre të punës në pandemi dhe janë punësuar në këtë verë.

Ai tha se këto kategori e të punësuarve do të mbështeten nga Ministria e Financave direkt me 50 deri 100 euro për tre muaj radhazi.

Synimi ynë është që punëtorët të pajisen me kontrata të punës dhe të formalizohet tregu i punës”,

Ministri Murati ka fol edhe për shtimin e kapaciteteve në ATK, i cili tha se shumë shpejt do të rekrutohen 100 punonjës shtesë në ATK-së lidhur me formalizimin e të punësuarve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat