Dogana e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin

Ekonomi

Dogana e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 16:08
Dogana e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë

Sot në Drejtorinë e Doganës së Kosovës qëndrojë për vizitë drejtori i përgjithshëm i doganës së Shqipërisë z. Genti Gazheli me bashkëpuntor, ku u mirëprit nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Agron Llugaliu.

Dogana e Kosovë dhe ajo Shqiptare kanë një bashkëpunim shumë të mirë dhe të konsoliduar në të gjitha drejtimet dhe për të gjitha çështjet me interes dypalësh. Kjo vizitë është në vijim të takimit të dy Kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, para pak ditësh në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit diskutuan mbi tema me interes dypalësh me qëllim përshpejtimin dhe lehtësimin e procedurave doganore në kalimin e mallrave në në mes të dy vendeve me theks të veçantë në pikëkalimin e Vërmicës dhe Durrës, procedurat e thjeshtësuara të ndërsjellta, sensibilizimi i opratorëve ekonomikë për këto procedura, mundësia e njohjes së ndërsjelltë të plumbosjes, si dhe sigurimi i prezencës së mundëshme të autoritetve kosovare në Porto Roman.

Drejtori I Doganës së Kosovës z. Agron Llugaliu pas takimit theksoj se “Ngritja e bashkëpunimit me Doganën Shqiptare sjell përfitime për biznesin e Kosovës poashtu edhe të Shqipërisë, prandaj administratat tona cdo ditë punojë ashtu që të lehtësojmë biznesin legjitim e në anën tjetër të lujtojmë parregullsit dhe korrupsioni”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat