Oda e Afarizmit kërkon të bojkotohen produktet e Rusisë dhe aleatëve të saj

Ekonomi

Oda e Afarizmit kërkon të bojkotohen produktet e Rusisë dhe aleatëve të saj

Më: 2 mars 2022 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka njoftuar se i bashkohet fushatës Botërore, Evropiane dhe të Republikës së Kosovës për mbështetje të Ukrainës duke i kërkuar bojkotimin e produkteve të atyre që janë duke kryer Gjenocid ndaj popullit të Ukrainës dhe atyre që janë duke e përkrahur Rusinë siç është Serbia, duke kërkuar nga BE, SHBA-të dhe vendet e tjera, vendosjen e sanksioneve edhe për Serbinë.

OAK kërkon gjithashtu nga bizneset që bëjnë tregti me Serbinë që ta ndërprejnë menjëherë bashkëpunimin duke marrë parasysh pretendimet e vazhdueshme dhe në rritje territoriale që Serbia në përkrahje të Rusisë i ka ndaj Kosovës, duke vazhduar ta mbanë në Kushtetutën e Serbisë ende Republikën e Kosovës.

Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur Rusisë sanksione duke e konsideruar aleatin kryesor të saj.

OAK mbështet iniciativat nga Evropa dhe SHBA dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rrisë angazhimin që Bashkimi Evropian dhe SHBA-të të përshpejtojnë procedurat për futjen e Kosovës në BE dhe NATO, si një garanci për rritjen e sigurisë në Ballkan dhe Evropë dhe shuarjen e pretendimeve të Serbisë dhe Rusisë për ndarjen e Kosovës dhe Bosnjës.

“OAK që nga themelimi është në përpjekje të vazhdueshme të mbështetjes së bizneseve, sidomos atyre prodhuese në mënyrë që t’i zëvendësoj produktet e Serbisë me ato vendore”, thuhet në njoftim.

“Duke synuar që të krijohet hapësirë dhe komoditet për përkrahjen e prodhimeve vendore, si organizatë në të cilën kemi qindra biznese vendore, jemi në përkrahje të fushatës për mbështetjen e produkteve vendore. Mënyra më e mirë dhe paqësore me i dal zot vendit, është duke mos ble asgjë të prodhuar në Serbi, Rusi dhe Bjellorusi”.

“Dhejtëra mijëra shqiptarë, me mbështetje ndërkombëtare, e sakrifikuan gjakun për Kosovën. Bojkotiki i këtyre produketeve është minimumi që mund të bëjmë”, thuhet në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat