​Më 25 tetor do të mbahet ankandi i nëntë i letrave me vlerë në shumën prej 25 milionë euro

Ekonomi

​Më 25 tetor do të mbahet ankandi i nëntë i letrave me vlerë në shumën prej 25 milionë euro

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 25 tetor 2023 do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2023.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Në komunikatë thuhet se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Sipas njoftimit, për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat