Zgjatet deri më 10 prill afati për aplikim për pagesa direkte

Ekonomi

Zgjatet deri më 10 prill afati për aplikim për pagesa direkte

Më: 22 mars 2017 Në ora: 15:21
Ilustrim

Komuna e Rahovecit njofton fermerët e kësaj komune se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur afatin për aplikim në pagesa direkte për grurë, misër, luledielli, thekër, farë gruri, perime në fushë të hapur, vreshta dhe pemishte ekzistuese, material fidanor, për blegtori, bletari, pula vojse, dosa në riprodhim, për bujqësi organike, si dhe për thëllëza për vitin 2017, i cili parashihej të përfundonte më 27 mars, është zgjatur deri më 10 Prill 2017.

Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovec. Pranimi i palëve bëhet çdo ditë pune nga ora 08:30-15:30, dhe luten fermerët që të aplikojnë sa më herët që mos të presin afatin e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat