Prej sot fillon liberalizimi i tregut të çmimeve energjetike

Ekonomi

Prej sot fillon liberalizimi i tregut të çmimeve energjetike

Më: 1 prill 2017 Në ora: 07:32
Ilustrim

Nga sot fillon liberalizimi tregut të çmimeve të energjisë elektrike në Kosovë, duke pësuar ndryshime thelbësore të rregullimit të këtyre çmimeve.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) nga sot do të jetë rregullues i çmimeve të energjisë vetëm për furnizuesit, ndërsa për gjeneruesin, në këtë rast KEK-un, çmimet do t’i rregullojë tregu.

Ushtruesi i detyrës së  kryesuesit të Bordit në ZRRE, Krenar Bujupi ditë më parë ka bërë të ditur se Kosova ka aprovuar ligjet përkatëse për liberalizimin e tregut, që nënkupton rregullimin e çmimeve të energjisë elektrike, edhe pse sipas tij nuk do të ketë ndryshime rrënjësore të çmimeve.

Sipas Bujupit, Kosova ka çmime më të lira të energjisë elektrike sesa  Maqedonia dhe Shqipëria, mirëpo, Serbia ka çmime të energjisë aktualisht më të lira se Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat