Hamza: Bartës i rritjes ekonomike të jetë sektori privat

Ekonomi

Hamza: Bartës i rritjes ekonomike të jetë sektori privat

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 22:45
Bedri Hamza

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka deklaruar në Zona B se prioritet i kësaj ministrie për buxhetin e vitit 2018-të, janë investimet kapitale.

Mëtej ministri i financave ka pohuar se janë të përckatuar për rritje ekonomike si dhe mbledhje të TVSH-së.

Ai theksoi se nga viti 2018-të do të ketë plotësim dhe ndryshim të të gjitha ligjeve financiare, ndërsa ka shtuar se për të arritur sukses në këtë lëmi, në disa raste duhet që Dogana dhe ATK-ja të bashkëpunojnë për të ngritur efikasitetin e punës.

”Projektit të TVSH-së i jam futur me vedije të plotë. Jemi përcaktuar për rritje ekonomike. Është hera e parë që publikisht e them që ne jemi përcaktuar me ec në këtë reforma dhe ta kalojmë mbledhjen e tatimit në vlerën e shtuar nga kufiri në brendi”.

”Kjo nënkupton që të gjitha bizneset që merren me importet e mallrave të rritet likuiditeti. Ka sfidat e veta, vitin e parë mund të ketë një dallim të nivelit të të hyrave por më pas kjo stabilizohet. Por, jam i bindur se Kosova është mirë e duhet të ecë në këtë drejtim”.

”Kosova duhet të marr model shtetet e zhvilluara në mesin e kësaj rruge. Pas një analize detajshëm me njerëz që kanë eksperiencë, me administrimin e TVSH-së kemi ardh në këtë përfundim e kemi vendos që të rregullohen të gjitha ligjet në kuadër të ministrisë së financave”.

”E këto ligje do të amandamentohen gjatë vitit 2018 që të krijohen kushte që sektori privat të jetë bartës i rritjes dhe zhvillimit ekonomik dhe krijuesve të vendeve të punës”.

”ATK dhe Dogana do të kenë bashkim në shërbime që ofrojnë për të dy institucione, sepse mund të ngrisin efikasitetin e punës së tyre”

”Buxheti i 2018 ka prioritet investimet kapitale”.

”Jam i vendosur bashk me stafin e Ministrisë së Financave që të ec në këtë drejtim. Dogana dhe ATK duhet të bashkohen në pjesë ku kanë mundësi të jenë të bashkuara. ATK nuk ka përgjegjësi në mbledhjen e akcizave. Doganën e reflekton shteti. Dogana do të jetë doganë e do merret me administrimin e tatimit të akcizës dhe ATK-së. Brenda doganës do krijohen administri që do të merren me trajtimin e TVSH-së”, ka përfunduar Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat