Liberalizimi i vizave do të jetë shtysë për bizneset - Bota Sot
Liberalizimi i vizave do të jetë shtysë për bizneset

Ekonomi

Liberalizimi i vizave do të jetë shtysë për bizneset

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 16:08
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi se zhvillimi i sektorit privat është kyç në zhvillimin ekonomik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi se zhvillimi i sektorit privat është kyç në zhvillimin ekonomik.

Ai gjatë një vizite në Odën Ekonomike Amerikane theksoi se përgatitja dhe aftësimi i fuqisë punëtore do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e ekonomisë dhe se liberalizimi i vizave do të jetë shtysë ndaj bizneseve dhe shoqërinë. 

Veseli po ashtu përmendi programin e granteve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, e cila do t’i ndihmojë bizneset e reja të kenë mundësi më shumë për t’u zhvilluar si në tregun Kosovar ashtu edhe botëror.

Ai komentoi çështjen e rritjes së pagave duke thënë se nuk është ithtar i kësaj iniciative dhe se mbështet fuqishëm partneritetin sa më të madh mes sektorit publik dhe privat.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se Oda Amerikane ka përgatitur një dokument, i cili përmban rekomandimet për përmirësimin e mëtejmë të mjedisit për të bërë biznes dhe fuqizimit të sektorit privat, të cilat ia ka dorëzuar edhe qeverisë, por edhe Kuvendit.

Ai tha se krahas përparimit të shënuar në lehtësinë e të bërit biznes, por edhe të politikave fiskale, duhet të bëhet shumë më tepër ashtu që Kosova të bëhet edhe më atraktive para investitorëve të huaj, prandaj dialogu nuk ka alternativë, duke theksuar se vihet re një zbehje në dialogun publiko-privat.

Ndërsa, presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, tha se institucionet duhet të marrin parasysh edhe qëndrimet e sektorit privat duke pasur parasysh që aty ndodhet talenti më i madh profesional për sa i përket formësimit të politikave publike.

“Sektori privat duhet të luajë rol kyç në politikat publike dhe ligjet që i udhëheqin ato”, tha ai duke shtuar se duhet të ketë koordinim më të mirë me përfaqësuesit e sektorit privat edhe në aspektin legjislativ.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...