ATK: 40.8 milionë euro të inkasuara më shumë së viti i kaluar

Ekonomi

ATK: 40.8 milionë euro të inkasuara më shumë së viti i kaluar

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 14:54
Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se projeksioni i të hyrave po vazhdon të tejkalohet.

Sipas ATK-së, deri më 31 tetor të këtij viti, të grumbulluar 88 % të të hyrave të përgjithshme vjetore, apo shprehur në shifra 391.6  milionë euro.

“Se kemi një nivel shumë të mirë sa i përket realizimit të planit të të hyrave, e tregon edhe krahasimi mes periudhave, nëse e krahasojmë periudhën janar-tetor 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 40.8 milionë euro, ndërsa më shumë se plani kemi 14 milionë euro”, thuhet në komunikatën e ATK-së, e cila thotë se do të vazhdojnë të punojë me përkushtim në realizimin, por edhe tejkalimin e projeksionit për vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat