Produktet vendore po konsumohen qdo ditë e më shumë - Bota Sot
Produktet vendore po konsumohen qdo ditë e më shumë

Ekonomi

Produktet vendore po konsumohen qdo ditë e më shumë

Nga: Artan Haziri Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 15:26
Artan Haziri

Është knaqësi që qdo ditë e më shumë po zvogëlohet konsumimi i produkteve serbe. 

Është hera e parë që nga lufta ,që në qdo bisedë  mes njerëzve , zënë vend taksa doganore dhe konsumimi i produkteve vendore .

Kjo besojë është arritja më e madhe,  qe t'i jepet fund produkteve serbe në Kosovë.

Kjo po shihet gjithandej Kosovës. Mirëpo, bizneset në Kosovë kanë ende mallra serbe dhe të Bosnjes në depot e tyre.

Qytetaret , kur po hyjnë në markete, së pari po pyesin për origjinen e produkteve , duke u siguruar që nuk janë nga Serbia dhe Bosnja, e pastaj vendosin per blerje.
 Kjo tregon vetëdijësimin e popullit, se konsumimi i produkteve serbe, është më shumë se blerje. Po largohet ajo se ne konsumojm qdo gjë, vetëm a na pelqen. Së pari e shikojmë kush e prodhon produktin, e pastaj i shikojm elementet tjera.
Mirëpo , bizneset ende kanë mallra me origjinë serbe.

Sipas një hulumtimi nga Aleanca Kosovare e Biznesit, të realizuar në periudhën 21 nëntor – 5 dhjetor 2018, thuhet se në tregun e Kosovës gjenden rreth 31 milionë euro mallra serbe, qoftë në depot doganore të Kosovës apo mallra të papaguara

Ato ( bizneset ) po mundohen të shesin produktet e këtyre shteteve për shkak të skadimit të afatit, pasi mallrat janë importuar më herët në Kosovë. Bizneset e Kosovës po tentojnë të largojnë produktet nga Serbia dhe Bosnja nga dyqanet e tyre dhe po kërkojnë alternativë të leverdishme në tregjet e shteteve tjera.

Mallrat nga këto shtete janë furnizime të mëhershme që dyqanet i kanë në stoqe dhe janë duke i ekspozuar për shkak të afatit të skadimit. 
Mirëpo, këto mallra tani vetem jane të dyshimta dhe veshtirë se do konsumohen. Kjo qeveri duhet të përkrahet, e sidomos ministria e tregtis, me futjen e takses ndaj produkteve serbe. 
Ndërsa, që nga vendosja e taksës është rritur shitja e prodhimeve vendore. Përderisa Gjermania dhe Turqia, tani janë dy vendet nga të cilat Kosova importon më së shumti.
E kemi rastin që konsumimi i produkteve serbe, t'i takojë të kaluares. 
Shpresojmë në vazhdimin e taksës dhe rritjen e konsumimit te produkteve vendore. Kështu ndikojmë edhe në rritjen e punësimit dhe paraja jonë të mbetet në Kosovë, e jo të shkojë në Serbi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera