OAK: Veseli përkrahë ndryshimin dhe bërjen e ligjeve për një zhvillim të madh ekonomik

Ekonomi

OAK: Veseli përkrahë ndryshimin dhe bërjen e ligjeve për një zhvillim të madh ekonomik

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 16:47
Pamje nga takimi

Sfidat e të bërit biznes në Kosovë, infrastruktura ligjore, mungesa e energjisë elektrike dhe shumë çështje tjera të ngjashme të cilat preokupojnë bizneset, ishin qëllimi i takimit të delegacionit të Odës së Afarizmti të Kosovës me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi  prezantoi para Veselit sfidat e të bërit biznes në Kosovë ku klima e të bërit biznes  sipas tij po vazhdon të jetë e rëndë.

“Sipas analizave që kemi bërë në Odën e Afarizmit të Kosovës, nëse krahasohemi me Maqedoninë, me popullsi të njëjtë ne kemi mbi 50 përqind më pak të punësuar, ku Maqedonia ka mbi 700 mijë të punësuar”, tha  Krasniqi.

Ndër të tjera ai përmendi se mungojnë oferta për investitorët, mungojnë zonat industriale në vend ku në mesin e dhjetëra zonave industriale vetëm një është funksionale deri në një masë dhe shumë probleme të tjera. 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mirëpriti këtë takim dhe  propozoi mbajtjen e një takimi më të detajuar në janar të vitit 2019 për të diskutuar më gjerësisht për infrastrukturën ligjore dhe problemet e tjera të bizneseve të propozuara nga OAK. 

Gjatë këtij takimi anëtari i bordit të OAK, Hamdi Malushaj theksoi si çështje infrastrukturën ligjore ku udhëzimet administrative nuk janë konform ligjeve dhe kjo paraqet pengesë mjaftë të madhe për të bërë biznes. 

Në anën tjetër edhe pronarja e Kopshtit Bardha, Gëzime Rexhepi Çollaku, konsideroi sfidë të madhe pagesat e pushimeve të lehonisë dhe kërkoi nga  Veseli që ta kenë prioritet këtë çështje dhe barra e lehonisë të largohet nga biznesi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat