Zbulohet laboratori i drogës në Rusi

Evropë

Zbulohet laboratori i drogës në Rusi

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Policia e Moskës ka zbuluar një laborator sekret të drogës.

Policia e Moskës ka zbuluar një laborator sekret pranë kryeqytetit rus, ku janë prodhuar rreth 25,000 tableta ekstazi në ditë, ka thënë Irina Volk, zëdhënëse e ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë.

Laboratori u zbulua në një shtëpi private ku u gjetën rreth 30 kilogramë pluhur të panjohur, si dhe kontejnerë me lëngje, shkallë elektronike, respiratorë dhe pajisje për prodhimin e tabletave, raporton agjencia Tass.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat