Fundoset anija e mallrave jashtë bregut të Turqisë – gjashtë të vdekur - Bota Sot
Fundoset anija e mallrave jashtë bregut të Turqisë – gjashtë të vdekur

Evropë

Fundoset anija e mallrave jashtë bregut të Turqisë – gjashtë të vdekur

Më: 8 janar 2019 Në ora: 00:34
Turqi

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një anije mallrash e cila ishte nisur nga Rusia për në Turqi.

Brenda anijes kanë qenë gjithsej 13 persona, duke përfshirë 11 ukrainas dhe dy shtetas të Azerbajxhanit, shkruan Euronews.

Rojet bregdetare kanë bërë të ditur se kanë pranuar një sinjal alarmues ku bëhej fjalë për një “fundosje të mundshme”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se anija e cila ishte nisur nga porti i Azovit të Rusisë, ka qenë duke transportuar thëngjill.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...