Holanda nuk do të pranojë 47 emigrantët e anijes ‘’Sea Watch 3’’

Evropë

Holanda nuk do të pranojë 47 emigrantët e anijes ‘’Sea Watch 3’’

Më: 28 janar 2019 Në ora: 18:52
Holandë

Qeveria holandeze deklaroi sot se nuk do të strehojë 47 emigrantët, të cilët ndodhen në bordin e anijes ‘’Sea Watch 3’’ me flamurin holandez, duke kundërshtuar në këtë mënyrë kërkesën e Italisë.

E menaxhuar nga OJQ-ja gjermane ‘’Sea Watch’’anija shpëtoi më 19 janar 47 emigrantë në një gomone thuajse e fundosur nga uji në brigjet e Libisë.

‘’Pa një perspektivë konkrete për një zgjidhje strukturore, Holanda nuk do të marrë pjesë në masat ad hoc në kontekstin e zbarkimit të anijes’’, tha për median Lennart Wegewijs, zëdhënës i Ministrisë holandeze të Drejtësisë dhe Sigurisë.

‘’Sea Watch 3’’ u lejua të premten të afrohej në brigjet siçiliane për t’u strehuar nga moti i keq, pavarësisht refuzimit të Italisë për të hapur portet e saj për ankorimin e anijes. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat