ISIS'i nuk është mundur ende, thotë Gjermania - Bota Sot
ISIS'i nuk është mundur ende, thotë Gjermania

Evropë

ISIS'i nuk është mundur ende, thotë Gjermania

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 19:35
Ilustrim

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen u ka bërë thirrje vendeve të përfshira në luftën kundër Shtetit Islamik që t’i shtojnë përpjekjet për eliminimin e plotë të ISIS-it, pasi ai nuk ishte mundur ende, por kishte ndryshuar vetëm formën.

“Ne e dimë se ISIS nuk është mundur akoma, por ka ndryshuar vetëm formën”, theksoi Von der Leyen përpara Konferencës së Sigurisë së Mynihut këtë fundjavë.

Grupi bazë prej 13 anëtarësh në koalicionin antiislamik ka në plan të diskutojë rrjedhën e ardhshme të veprimeve para fillimit të konferencës në qytetin jugor gjerman, përcjell Atsh.

“Ne do të diskutojmë me thellësi se si mund të parandalojmë dhe të luftojmë përhapjen e ISIS-it’’, shtoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...