Gjermania përgatit një ligj të posaçëm për mbrojtjen e insekteve

Evropë

Gjermania përgatit një ligj të posaçëm për mbrojtjen e insekteve

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Gjermania po përgatit një ligj për mbrojtjen e insekteve që parashikon ulje të përdorimit të pesticideve deri tek fondet kushtuar hulumtimeve mbi këtë çështje, njoftoi sot ministrja e Mjedisit.

Rreth gjysma e llojeve të insekteve, të rëndësishme si për ekosistemet ashtu dhe për ekonominë po zhduken në mënyrë të shpejtë në mbarë globin, ngre alarmin një studim.

”Ne qenieve njerëzore na duhen insektet, ato kanë nevojë të mbrohen me një ligj posaçërisht për ta’’, deklaroi ministrja, Svenja Schulze, për të përjavshmen e së dielës ‘’Bild am Sonntag’’.

Plani i veprimit për mbrojtjen e insekteve, që agjencia DPA ka mundur të konsultojë, parashikon një fond vjetor prej 100 milionë euro, përfshirë 25 milionë kushtuar për kërkime. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat