“Jelek Verdhët” plaçkisin tempullin e Masonëve në fshatin francez

Evropë

“Jelek Verdhët” plaçkisin tempullin e Masonëve në fshatin francez

Më: 10 mars 2019 Në ora: 23:23
Foto ilustruese

Një numër i konsiderueshëm protestuesish të “Jelek Verdhëve” kanë hyrë në një tempull masonësh në fshatin francez Tarbes. Akti i tyre është dënuar edhe nga qeveria franceze, e cila i akuzoi protestuesit për “budallallëkun” dhe “intolerancën”.

Të paktën 450 protestues u mblodhën në Tarbes të shtunën në fundjavën e 17-të të demonstratave anti-qeveritare.

Rreth mesnatës, shkruante La Dépche, disa protestues bërtisnin me të madhe “po shkojmë te freemasonët!” Protestuesit fillimisht hodhën poshtë derën e klubit të organizatës sekrete. Pasi hynë brenda, ata përmbysën mobiljet, shkatërruan objektet e varura në mure si dhe vodhën katër shpata ceremoniale, të cilët i dorëzuan më vonë. Pas ngjarjes policia nisi një hetim dhe Ministri i Brendshëm i Francës Christophe Castaner dënoi vandalizmin, shkruan rt.com.

“Pas hebrenjve, masonët. Kur budallallëku takon intolerancën, është më e keqja”, shkruante Castaner në Twitter. Në të gjithë vendin, rreth  90 mijë  protestues dolën në rrugë të shtunën për të  kundërshtuar  politikat e presidentit Emmanuel Macron, të cilat, thonë ata, përkrahin të pasurit por jo shumicën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat