Arrestohet njeriu i afërt me Assange e Wikileaks

Evropë

Arrestohet njeriu i afërt me Assange e Wikileaks

Më: 12 prill 2019 Në ora: 07:50
María Paula Romo

Një person që besohet të ketë lidhje të afërta me bashkëthemeluesin e Wikileaks, Julian Assange, është arrestuar derisa po përpiqej të largohej nga Ekuadori, thotë Ministria e Punëve të Brendshme e këtij shteti.

Ministrja e Punëve të Brendshme María Paula Romo  nuk ka treguar identitetin e tij, por tha se ai ishte arrestuar për "qëllime hetimore".

Një zyrtar qeveritar  në kushte anonimiteti  i tha Associated Press se personi i arrestuar është Ola Bini, një zhvillues suedez i softuerit.

Arrestimi i tij vjen  vetëm pak orë pasi Assange u arrestua në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

"Një person i afërt me Wikileaks, i cili jeton në Ekuador, u arrestua këtë pasdite, kur po përgatitej për të udhëtuar në Japoni", tha Ministria e Punëve të Brendshme në një deklaratë të lëshuar në orët e vona të së enjtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat