Gjermania planifikon zgjatjen e subvencionit për blerjen e makinave elektrike - Bota Sot
Gjermania planifikon zgjatjen e subvencionit për blerjen e makinave elektrike

Evropë

Gjermania planifikon zgjatjen e subvencionit për blerjen e makinave elektrike

Më: 19 prill 2019 Në ora: 06:32
Ilustrim

Ministria e ekonomisë gjermane planifikon të zgjasë dhënien e subvencioneve për makina të reja elektrike, deri në fund të vitit 2020, në një përpjekje për të rritur shitjet, thuhet në një projekt-udhëzim.

Gjermania po përpiqet të rrisë kërkesën për automjetet elektrike, si për arsye mjedisore, ashtu edhe në përgjigje të skandalit të mashtrimit me emetimet e makinave të naftës, që ka përfshirë industrinë automobilistike të vendit, sidomos Volkswagen, por edhe të tjerë, në tre vitet e fundit.

Dokumenti, i hartuar nga ministria e ekonomisë, është dërguar në ministri të tjera gjermane për miratim. Nxitjet me vlerë 4,000 euro (4,500 dollarë) për blerjen e një makine të re elektrike në Gjermani, filloi të aplikohej në qershor të vitit 2016 dhe procedura pritet të përfundojë në qershor të këtij viti, por projekti parasheh një shtyrje deri më 31 dhjetor 2020.

Qeveria dhe prodhuesit e makinave ndanë financimin, por 1.2 miliardë euro të destinuara ende nuk janë përdorur. Disa vlerësime tregojnë se më pak se 500 milionë euro janë marrë.

Subvencionet kanë ndihmuar në ngritjen e shitjeve, por megjithatë, makinat elektrike përbënin vetëm rreth 1 përqind të regjistrimeve të reja të makinave vitin e kaluar, tha autoriteti i automjeteve motorike.

Ministria e ekonomisë nuk pranoi të komentojë dhe iu referua deklaratave të mëparshme se së shpejti do të komunikonte detajet e të ardhmes së programit nxitës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...