Shkarkohet edhe ministri i ekstremit të djathtë

Evropë

Shkarkohet edhe ministri i ekstremit të djathtë

Më: 20 maj 2019 Në ora: 19:14
Herbert Kickl

Kancelari konservator austriak, Sebastian Kurz njoftoi sot shkarkimin e ministrit kontrovers të Punëve të Brendshme, Herbert Kickl (FPO, ekstremi i djathtë) pas publikimit të një video komprometuese për këtë parti, një vendim që pritet të përkthehet me largimin e të gjithë ministrave të FPO-së nga qeveria.

“Në marrëveshje me presidentin e republikës, i propozova presidentit të republikës që të shkarkojë ministrin e Brendshëm”, njoftoi Kurz gjatë një konference për shtyp.

Ky vendim u morr tre ditë pas publikimit të një videoje ku shefi i FPO-së, Heinz Christian Strache, shprehej i gatshëm që të pranonte financime ruse të dyshimta. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat