Erdogan votoi për Stambollin

Evropë

Erdogan votoi për Stambollin

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 16:47
Tayyip Erdogan në vendvotime

Presidenti Recep Tayyip Erdogan hodhi votën e tij në zgjedhjet e Stambollit të dielën.

“Votuesit e Stambollit do të marrin vendimin më të saktë për qytetin”, u tha Erdogan gazetarëve pas votës së tij në lagjen Uskudar të Stambollit.

Binali Yildirim dhe Ekrem Imamoglu konkurrojnë për të drejtuar komunën metropolitane dhe më të populluar të Turqisë, pasi votimi i mëparshëm më 31 mars u anulua nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i vendit muajin e kaluar.

Miliona votues turq votuan në mbarë vendin më 31 mars në zgjedhjet lokale për të zgjedhur kryetarin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat