Gjermania rikthen në Firence pikturën e vjedhur në Luftën e Dytë Botërore - Bota Sot
Gjermania rikthen në Firence pikturën e vjedhur në Luftën e Dytë Botërore

Evropë

Gjermania rikthen në Firence pikturën e vjedhur në Luftën e Dytë Botërore

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 19:59
Piktura

Një pikturë që u vodh nga Firence gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të rikthehet nga qeveria gjermane këtë të premte, deklaroi Ministria italiane e Kulturës.

Sipas autoriteteve italiane piktura “Vaso di Fiori”, e artistit holandez Jan van Huysum (1682-1749), u morr në vitin 1944 nga trupat pushtuese të Gjermanisë naziste.

“Vaso di Fiori rikthehet në Firence pas 75 vitesh”, njoftoi sot në një deklaratë Ministria e Kulturës, duke njoftuar një ceremoni më 19 korrik në “Palazzo Pitti”, pjesë e kompleksit të muzeve “Galleria degli Uffizi”.

“Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas do e dorëzojë atë në prani të homologut të tij italian, Enzo Moavero Milanesi dhe zyrtarëve të tjerë italianë”, njoftoi Ministria.

Kjo vepër arti kishte humbur për dekada para se të rishfaqej në Gjermani në vitin 1991, në pronësi të një familjeje gjermane që insistonte se e kishte blerë atë në mënyrë të ligjshme. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...