Ariu mbyt 14-vjeçaren, babai mezi arrin ta identifikojë trupin e saj të pajetë - Bota Sot
Ariu mbyt 14-vjeçaren, babai mezi arrin ta identifikojë trupin e saj të pajetë

Evropë

Ariu mbyt 14-vjeçaren, babai mezi arrin ta identifikojë trupin e saj të pajetë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 16:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një nxënëse e një shkolle të mesme në Rusi është sulmuar për vdekje nga një ari ngjyrë kafe që ishte futur në fshatin e saj, dhe e sulmoi derisa ajo po shkonte në një market për të blerë lëng frutash dhe çokollatë.

Sonya Chernigova mbeti e vdekur në vend pasi u kafshua në qafë, fytyrë dhe kokë, kurse banorët e këtij fshati fillimisht besonin se ishte sulmuar nga një ujk.

Por, ishin gjurmët e këmbëve të ariut që janë gjetur më vonë në vendin e ngjarjes në fshatin Yodva në Rusi. Fytyra e saj ishte dëmtuar aq shumë, sa që babai i saj mezi ka arritur ta identifikoj në morgun e spitalit.

Image

Dyshimet se kishte ndodhur diçka me 14-vjeçaren kishin lindur, pasi ajo nuk u kthye në shtëpi dhe familjarët u alarmuan duke kërkuar ndihmë nga bashkëfshatarët që ta gjejnë.

Por trupi i saj i pajetë është gjetur nga një djalë i ri, i cili gjithashtu nuk e njohu për shkak të plagëve të marra nga ariu i kaftë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...