Tkurret popullsia e Greqisë

Evropë

Tkurret popullsia e Greqisë

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 23:51
Greqi

Për shkak të rënies së nivelit të martesave dhe lindjeve në Greqi, popullsia ka pësuar rënie, tregojnë të dhënat e Institutit Grek të Statistikave (ELSTAT).

Sipas të dhënave të ELSTAT, numri i të vdekurve në vitin 2018 është më i lartë se atyre që kanë lindur, ndërsa edhe numri i martesave ka shënuar rënie.

Në Greqi në vitin 2018 kanë lindur 86 440 persona, ndërsa kanë vdekur 120 297.

Sipas kësaj popullsia e këtij vendi pësoi rënie prej 33 857 persona.

Gjithashtu edhe në përqindjen e martesave në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë ka rënie prej 5,4 %.

Në regjistrimin e vitit 2011, popullsia e vendit ishte 10 816 286 persona

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat