Rreziku i miteve dhe teorive komplotiste qё ushqejnё terrorin djathtist

Evropë

Rreziku i miteve dhe teorive komplotiste qё ushqejnё terrorin djathtist

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 12:35
Protestё nё Hanau kundёr racizmit

Tanimё bёhet e ditur bota e rrezikshme dhe e çoroditur e atentatorit ekstremist tё djathtё tё Hanaut, ku u vranё 10 vetё. Tobias R. frymёzohej nga gjoja dijet sekrete por edhe nga urrejtja racore.    

Afёr orёs 22:00 tё mёrkurёn nё mbrёmje, (19.02) gjermani 43 vjeçar, Tobias R. mёsyn nё dy shisha-bare nё Hanau, landin e Hesenit dhe vret 9 vetё, nё fund edhe nёnёn e tij dhe veten. 11 tё vdekur dhe 6 tё plagosur, bilanci i sulmit terrorist, mё i madhi prej dekadash nё Gjermani. I katёrti nё mё pak se njё vit. Pak orё pas atentatit bёhet e ditur videoja me njё mesazh dhe njё manifest prej 24 faqesh i Tobias R., ku mund tё kuptosh botёn e çoroditur tё tij. Njё botё plot teori komplotiste dhe urrejtje, qё lulёzon nё sferat e errёta tё internetit, e qё prej kohёsh nuk ёshtё mё njё fenomen i veçuar.

Nё video, Tobias R. fliste nё anglisht, nё gjuhёn e world wide web, dhe i drejtohej popullit amerikan. Organizata tё fshehta pa emёr nga tunele nёntokёsorё kishin nёn kontroll SHBA dhe kanё pushtuar botёn, sipas tij. Pushteti i tyre bazohet nё „dijeni sekrete", me tё cilat ato mbajnё „si skllevёr" pjesёn tjetёr tё popullsisё. Ka edhe njё „shёrbim sekret" tё veçantё, qё nuk ёshtё identik me shёrbimet sekrete tё njohura, si BND, CIA e tё tjerё, dhe ai e pёrgjon Tobias R. hap pas hapi.

Organizata sekrete, teori e dijeni sekrete mbajnё tё lidhur botёn. „E vetmja [kёshtu shkruhej sic] qё luan rol kёtu, ёshtё qё ne njerёzit tё depёrtojmё nё kёto informacione, tё dimё se çfarё bёhet.” Kёshtu shkroi Tobias R. nё njё tё ashtuquajtur "Manifest” tё publikuar nё vitin 2019. Ai vetё ёshtё nё dijeni tё kёtyre informacioneve, pёrmes zёrvae nё kokёn e tij, qё flisnin me tё pak kohё pasi kishte ardhur nё kёtё botё. Krahas kёsaj, me shumё gjasa ai besonte, tek forca e „komandimit nё distancё” (remote viewing), pra komunikim dhe perceptim nё distanca tё mёdha vetёm pёrmes fuqisё sё mendimeve. Ky „fenomen paranormal", i njohur nё gjuhёn e popullit si fall, u bё i njohur nё vitet 70-tё pёrmes eksperimenteve tё shёrbimit sekret, CIA. Por nёse CIA kёtё "komandim nё distancё” e analizonte si armё nё Luftёn e Ftohtё apo pёr tё gjetur tё humburit, Tobias R. i drejtohej „institutit tё perceptimit" pёr tё bёrё tё ditura njohuritё e tij pёr botёn dhe ndjekjen qё i bёnin shёrbimet sekrete.

Kur gjoja dija sekrete ndesh mendjen e çoroditur

Atentatori i Hanaut e shihte veten si "njё gjeni" tё privilegjuar, pёr shkak se kishte zbuluar teori e sekrete komplotiste dhe kishte kuptuar lidhjet e botёs. Prandaj ai duhej tё vepronte, i ushqyer nga urrejtja. Urrejtje kundёr hebrenjve, kundёr tё huajve, kundёr grave.

Bota mund tё shpёtohet, vetёm nёse disa „raca” dhe popuj fshihen komplet nga faqja e dheut, sipas tij. Turqit, irakianёt, afganёt, arabёt dhe hebrenjtё duhet tё dёbohen, tё shfarosen, tё vriten. Tobias R. nuk e nxitёn vetёm pёrvojat negative qё kishte me qytetarё turq apo arabё. Nё vend tё kёsaj ai jep njё shpjegim tjetёr tё vjetёr: feminizmi çon nё mё pak lindje, gjё qё ka si pasojё ardhjen masive tё migrantёve, e pёr kёtё ёshtё pёrgjegjёs „çifuti".

Hebrenjtё, feminizmi, migrimi, dija sekrete ishin shtyllat e botёkuptimit tё çoroditur dhe shpesh tё parregulluar tё Tobias R. Njё botёkuptim plot teori komplotiste. Eksperti qё trajon teoritё e komplotit, Michael Butter, profesor nё Universitetin e Tybingenit, e sheh si bazёn e çdo teorie, perceptimin se njё grup qё vepron nё fshehtёsi pёr qёllime tё ulta pёrpiqet tё kontrollojё apo shkatёrrojё njё vend, njё institucion apo tё gjithё botёn. Tobias R. pёrziente disa teori klasike komplotiste, si pёr shembull atё tё komplotit hebre, me shembuj tё rinj, si besimi se feminizmi ёshtё pjesё e „ndёrrimit tё popullsisё".

Image
Christopher Nehring

Tipi i ri i terroristit tё djathtё

Sekretet gjithmonё kanё pasur njё fuqi tёrheqёse. Dija sekrete i ndan njerёzit nё ata janё brenda qarkut dhe ata „normalё", nё tё fuqishёm dhe tё sunduar. Nё mesazhet e tij, Tobias R paraqet botёn e njё njeriu qё ndjehet i pafuqishёm kundrejt tё huajve, grave, shoqёrisё. Deri sa ai gjoja falё aftёsive tё tij arriti „fuqinё" dhe donte ta shfaqte atё. Shembulli i atentatorit tё Hanaut bёn tё ditur shumё qartё, se çfarё joshjeje tё rrezikshme ushtron besimi nё dije sekrete dhe teoritё e komplotit tek njerёz tё veçuar.

E Tobias R. nuk ёshtё vetёm me kёtё. Qё nё vitin 2017, njё grupim gjashtё vetash, i ekstremistёve tё djathtё tё njohur si „Reichsbürgern", me emrin „Druiden Borgen" u arrestua nё jug tё Gjermanisё. Ezoterika me zakone pagane pёrziheshin aty me antisemitizmin dhe urrejtjen racore. Edhe atentatori i Halles apo ai i Christchurch besonin tek teoritё komplotiste. Tipi i ri i terroristit tё djathtё ka tendencёn pёr gjoja dije sekrete tё ngarkuara me mite-spirituale dhe me teori komploti. Problemi ёshtё qё jo çdokush, qё beson tek teoritё e komplotit bёhet edhe terrorist. Prandaj diferencimi i tё çoroditurve tё pa rrezikshёm nga tё çmendurit e rrezikshёm ka pёr tё qenё njё detyrё e vёshtirё pёr autoritetet e sigurisё. Kёndvёshtrimi i tyre duhet tё zgjerohet me trajtimin e „fakteve alternative", teorive komplotiste dhe gjoja dijen sekrete. Pёr zbulimin nё kohё tё atentatorit tё Hanaut dhe pёr tё shpёtuar viktimat tani ёshtё shumё vonё.

Christopher Nehring ёshtё historian e drejtor i Muzeut tё Spiunazhit nё Berlin/DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat