Alarmi i koronavirusit bllokon ushtarët italianë: Kush është në atdhe nuk mund të shkojë me mision jashtë - Bota Sot
Alarmi i koronavirusit bllokon ushtarët italianë: Kush është në atdhe nuk mund të shkojë me mision jashtë

Evropë

Alarmi i koronavirusit bllokon ushtarët italianë: Kush është në atdhe nuk mund të shkojë me mision jashtë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 12:58
Ilustrim

“Anulim! Tani për tani nuk mund të largohemi!” Urdhri është i saktë, i shkruar në një komunikim nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes dhe dërguar nga IOC (Komanda e Operacioneve të Forcave të Përbashkët) për të gjitha kazermat italiane, dhe padyshim edhe për bazat jashtë vendit.

Direktiva “Masat paraprake që duhet të merren për emergjencën e Covid-19” përmban masat paraprake që ushtria italiane do të duhet të marrë në mes të urgjencës së koronavirusit, por ka një detaj që fillimisht kishte shpëtuar: “Ata që janë në leje në atdhe nuk mund të kthehen në mision. Dhe ata që janë jashtë nuk mund të nisen për në Itali”.

Për misionet ndërkombëtare është një problem i madh, sepse në këto ditë qindra ushtarë ishin kthyer në shtëpi për pushimet e Karnavaleve. Ata që janë në Itali, pra, dhe nuk mund të rinisin punën e tyre: në Kosovë si në Liban, por edhe në Irak, Kuvajt, Afganistan dhe në 30 zonat e e tjera ku veprojë.

Nuk ka ndonjë vlerësim të saktë se sa njerëz janë bllokuar, por një shifër e përafërt nga Shtabi i Mbrojtjes flet për rreth 500 trupa.

Deri në një urdhër të dytë gjenerali i Korpusit të ushtrisë Luciano Portolano thotë se “Dërgimi dhe kthimi në zonat operacionale të të gjithë personelit ndërpriten”.

Kështu para se të gjithë ushtarët të kthehen në mision, duhet ti nënshtrohen analizave specifike dhe nëse është e nevojshme edhe karantinës 14 ditore.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes ka urdhëruar një seri masash edhe për ushtarët që veprojnë në Itali në kuadër të operacionit “Rrugët e sigurta” që kanë dalë në mbështetje të policisë në zonat e prekura si Lombardia dhe Veneto, për të ndaluar hyrje-daljet bnga zzona e kuqe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat