​Ish-ministri i AKP-së Babacan themelon parti të re

Evropë

​Ish-ministri i AKP-së Babacan themelon parti të re

Më: 9 mars 2020 Në ora: 23:42
Ali Babacan

Ish-ministri turk i Ekonomisë, Ali Babacan, themeloi parti të re, duke sfiduar në këtë mënyrë presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe partinë e tij qeverisëse AKP.

Sipas burimeve brenda partisë së re, regjistrimi zyrtar i partisë u përfundua sot në Ministrinë e Brendshme në Ankara.

Babacan, i cili është bashkëthemelues i Partisë Islamike Konservative (AKP), u largua nga kjo parti në korrik.

Partia e re e tij quhet “Demokrasi ve Atilim Partisi” (DEVA).

Bashkëthemeluesi i partisë së re është anëtari gjermano-turk i parlamentit, Mustafa Yeneroglu, që, si shumë të tjerë, u largua nga partia vitin e kaluar.

Sipas tij, partia përbëhet 90 anëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat