Ugljanin: Ja ku të përcaktohen boshnjakët në zgjedhjet e prillit

Evropë

Ugljanin: Ja ku të përcaktohen boshnjakët në zgjedhjet e prillit

Nga: F. B. Më: 12 mars 2020 Në ora: 15:00
Sulejman Ugljanin

Presidenti i SDA Sanxhak, Sulejman Ugljanin ka vlerësuar se “boshnjakët në zgjedhjet e prillit duhet përcaktohen për Sanxhakun apo Serbinë e madhe për statusin special apo Rrethin e Rashkës apo, për liri apo për poshtërim”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se në mbledhjen e Këshillit Qendror të partisë është vendosur që të dilet në zgjedhjet parlamentare, pas analizës së rrethanave edhe kushteve në të cilat do mbahen ato.

"Në Sanxhak në zgjidhje do të garojnë dy opsione ajo SDA Sanxhak si partia autentike e boshnjakëve dhe opsioni tjetër ai serbomadh. Programi i partisë sonë në vija të shkurta është decentralizimi i Serbisë, statusi special për Sanxhakun, integrimi evropian dhe në NATO, ekonomia e tregut dhe konkurrenca në ekonomi, demokratizimi dhe sundimi i ligjit dhe barazia për të gjithë” tha Ugljanin.

Sipas tij pa marr parasysh presionet dhe shantazhet dhe kushtet jo të mira për zgjedhje , ajo nuk do lejoj që të largohet nga jeta politike e Sanxhakut pa luftë.

"Sot kur regjimi serbomadh i Vuçiqit ia merr popullit boshnjak të drejtën e jetës së lirë, punon, mendon dhe zgjedh, kemi vendosur që kësaj të ia ndalim rrugën. Një nga shkaqet kryesore të pjesëmarrjes sonë është kundërshtimi i regjimit dhe të tregojmë atij regjimi se mbështetësit dhe kryesit nuk kanë çerdhe në Sanxhak” tha ai.

Zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi do të mbahen me 26 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat