​Michel: BE ka nevojë për qendër krize në nivelin e Bashkimit

Evropë

​Michel: BE ka nevojë për qendër krize në nivelin e Bashkimit

Më: 22 mars 2020 Në ora: 20:56
Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha sot se mënyra se si është përhapur epidemia e koronavirusit në të gjithë Evropën është një shenjë se BE-së i nevojitet një "qendër e krizave në mbarë Bashkimin" për të trajtuar krizat e ngjashme në të ardhmen.

Duke folur për kanalin televiziv belg VRT, Charles Michel tha se Evropa ka ndërmarrë shumë hapa për të frenuar epideminë COVID19, por se ajo duhet të tregojë më shumë solidaritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat