Raportohet se mbi 4,000 persona kanë vdekur nga coronavirusi në Spanjë

Evropë

Raportohet se mbi 4,000 persona kanë vdekur nga coronavirusi në Spanjë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:35
Spanja

Të dhënat e fundit nga Spanja tregojnë se numri i viktimave nga coronavirusi për një ditë ka shkuar në 655, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4,089.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i të infektuarve në vend u rrit në 56 mijë, ndërsa thuhet se Madridi mbetet zona më e prekur, me gati një të tretën e rasteve.

Përveç Madridit së fundmi edhe Katalonja ka pësuar rritje të numrit, duke raportuar 11 mijë raste deri më tani.

Mbrëmë vendi ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare deri më 12 prill, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat