Çfarë ndodhi që Franca shënoi numrin më të madh të vdekjeve në botë brenda një dite

Evropë

Çfarë ndodhi që Franca shënoi numrin më të madh të vdekjeve në botë brenda një dite

Më: 8 prill 2020 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Kur mendohej se dita e hënë 6 prill me 833 të vdekur do të ishte një rekord i trishtë për Francën, këtë të martë 7 prill vendi evropian përjetoi një makth të papritur, duke dyfishuar praktikisht numrin e viktimave me COVID-19.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit kanë qenë 1417 të vdekurit, ku 607 kanë ndërruar jetë në spitale dhe rreth 820 në azilet e shumta, që përbëjnë një nga pikat kritike të situatës në Francë.

Shifrat e sotme tejkalojnë edhe shifrat e Shteteve të Bashkuara gjatë ditës së fundit, duke e renditur në majë të vdekjeve në planet.

Franca ka kaluar edhe shifrën e 10 mijë viktimave, dhe trendi në rritje nuk duket se ka kapur ende pikun, si në Itali dhe Spanjë.

Të prekurit francezë nga COVID-19 në total arrijnë në 109 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat