Spitali në Itali mbyll terapinë intensive, shihni festën e mjekëve dhe infermierëve

Evropë

Spitali në Itali mbyll terapinë intensive, shihni festën e mjekëve dhe infermierëve

Më: 19 prill 2020 Në ora: 16:38
Spitali në Itali mbyll terapinë intensive

Është një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm. Emergjenca nuk ka mbaruar ende dhe kurrësesi nuk duhet humbur kujdesi. Por një lajm i mirë sapo ka ardhur. 

Spitali i Niguardia-s, një zonë pranë Milanos, ka mbyllur një prej 5  terapi intensive. 

27 shtretër që deri para pak ditësh ishin plot me pacientë të infektuar me COVID-19, tani janë bosh.

Ky është një lajm i mirë edhe për stafin mjekësor, që për rreth 50 ditë ka luftuar ditë-natë me vdekjen dhe me një fluks që vështirë do të përsëritet sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat