Hahn paralajmëron buxhet më të fuqishëm të BE-së

Evropë

Hahn paralajmëron buxhet më të fuqishëm të BE-së

Më: 25 prill 2020 Në ora: 14:31
Eurokomisari Johanes Han

Eurokomisari Johanes Han ka paralajmëruar buxhet të BE-së me fuqi të qartë politike për tre deri katër vjetët e ardhshme me qëllim të shmangen pasojat e krizës me koronanvirusin dhe të ndërmerren investimet e nevojshme.

Propozimet e deritashme për buxhetin e ardhshëm patjetër të adaptohen që të stabilizohet Evropa, ka thënë Han në deklaratën për Agjencinë APA.

Shefat e shteteve dhe qeverive të enjten i kanë urdhëruar KE-së të përgatisë draft- buxhet të adaptuar dhe plan për financim të Fondit për rindërtim.

“Ajo me të cilën do të dalim është propozimi për buxhet të modifikuar i cili parasheh, veçmas në tre deri katër vitet e ardhshme buxhet me vëllim të madh investues”, ka thënë Han.

KE do ta paraqesë propozimin e saj për buxhetin e ri më së voni deri në mesin e majit me çka do të pasojnë negociatat me anëtarët e Parlamentit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat