Boris Johnson kthehet në punë të hënën

Evropë

Boris Johnson kthehet në punë të hënën

Më: 26 prill 2020 Në ora: 09:32
Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të kthehet në vendin e punës të hënën, pas shërimit nga koronavirusi dhe qëndrimit në repartin e kujdesit intenziv në spital, konfirmoi një zëdhënëse e qeverisë.

Politikani 55-vjeçar do ta rimarrë kontrollin e qeverisë që ndodhet nën trysni për shkak të ndikimit negativ ekonomik të masave kufizuese, të cilat janë marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Të shtunën, Britania e Madhe i regjistroi mbi 20 mijë viktima nga Covid-19, duke u bërë vetëm shteti i katër në Evropë dhe i pesti në botë që e kalon këtë shifër, pas Shteteve të Bashkuara, Italisë, Spanjës dhe Francës.

Qeveria ka marrë kritika rreth menaxhimit të situatës edhe për shkak të kapaciteteve të kufizuara për testimin e popullsisë dhe mungesës së pajisjeve mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë, shkruan “Reuters”.

Ministri i Brendshëm britanik kërkoi që njerëzit t’i respektojnë masat kufizuese.

Megjithatë, shumë ligjvënës po kërkojnë që ato të lehtësohen për ta rimëkëmbur ekonominë, e cila është parashikuar të futet në recesionin më të thellë në 300 vjetët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat