Dhoma qelqi për tu ruajtur nga virusi: E ardhmja e restoranteve gjatë pandemisë - Bota Sot
Dhoma qelqi për tu ruajtur nga virusi: E ardhmja e restoranteve gjatë pandemisë

Evropë

Dhoma qelqi për tu ruajtur nga virusi: E ardhmja e restoranteve gjatë pandemisë

Më: 7 maj 2020 Në ora: 09:04
Dhoma qelqi

E ardhmja e ngrënies gjatë pandemisë së koronavirusit besohet se do të jenë dhomat e qelqit të ndara nga njëri tjetri. 

Një restorant holandez “Biotoop” në ishullin Oosterdok në Amsterdam ka ngritur pesë dhoma ngrënie.

Ata kanë prezantuar struktura mjaft të bukura qelqi, të cilat ndriçohen nga drita e shandanit.

Image

Me emrin “Serres Séparées”, që do të thotë ‘dhomë e veçantë’ në frëngjisht, restoranti shpreson se serrat do t’i lejojnë klientët të hanë në mënyrë të sigurt, ndërsa respektojnë rregullat e distancës sociale në mes të pandemisë.

Tani është duke i provuar ato, dhe planifikon t’i hapë ato me një menu plotësisht të bazuar në bimë, kur të lejohet.

Kamerierët kalojnë pjatat nga një distancë e sigurt.

Restoranti do të lejojë vetëm njerëzit që janë duke ngrënë së bashku që jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat