Greqia me propozim në BE: Fushatë mbarëevropiane për miratimin e një fondi emergjent për median

Evropë

Greqia me propozim në BE: Fushatë mbarëevropiane për miratimin e një fondi emergjent për median

Më: 20 maj 2020 Në ora: 10:24
Stelios Petsas

Ndërkohë që pandemia e koronavirusit bashkë me gjithë sektorët e ekonomisë, ka dëmtuar rëndë edhe industrinë e medias, e cila është aktive më shumë se kurrë në këtë situatë, me informim në kohe reale, Greqia vjen me një propozim konkret në këtë drejtim, duke propozuar në BE një fushatë mbarëevropiane për koronavirusin, me miratimin e një fondi emergjent për median.

Propozimi është bërë nga zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër plotësues i kryeministrit, Stelios Petsas.

Ai ka paraqitur në telekonferencën e ministrave të Kulturës së BE propozimin për një fond mbështetës për median këtë periudhë mjaft kritike shkaktuar nga Covid-19, por edhe për subvencionimin konstant, të qëndrueshëm e transparent.

“Mbështetja e medias është çështje demokracie. Mjetet e informimit nuk janë thjesht një aspekt apo fushë e ekonomisë. Media është shtylla e demokracisë”, ka theksuar Stelios Petsas.

Dy janë propozimet konkrete të Greqisë, që kërkon të adoptojë BE:

I pari, një fushatë mbarëevropiane informative për Covid-12. Fushata që duhet të përfshijë të gjitha llojet e medias, do të informojë saktë e në kohë për fazën e lehtësimit të masave e çfarë duhet të dimë. Kjo fushatë do të ofrojë ndihmë ekonomike në median, por edhe informacion të qartë e të duhur, pa dallime, në gjithë Evropën.

I dyti, një Fond Special për Arsye Emergjente ose në kuadrin e iniciativës “ Coronavirus Response Investment Initiative”, ose si ad hoc (një herë) vegël subvencionuese e Fondit Investitor të BE-së, ose në forma investimi të ndryshme.

Stelios Petsas ka kërkuar dhe sigurimin se respektohen të drejtat e autorit në të gjitha faqet elektronike, si dhe investime në trajnimin e specializimin e mëtejshëm të gazetarëve, përmes fondit special.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat