Gjobë 50 euro në ditë për gjyshen nëse nuk heq fotografitë e nipërve nga rrjetet sociale - Bota Sot
Gjobë 50 euro në ditë për gjyshen nëse nuk heq fotografitë e nipërve nga rrjetet sociale

Evropë

Gjobë 50 euro në ditë për gjyshen nëse nuk heq fotografitë e nipërve nga rrjetet sociale

Më: 22 maj 2020 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Një gjyshe në Holandë është urdhëruar nga gjykata që të heqë nga rrjetet sociale fotografitë e nipërve të saj, pasi nëna e tyre nuk është dakord me publikimin. Në rast se gjyshja do të vazhdojë  të mbajë fotografitë e vogëlushëve në profilet e saj në Facebook, ajo do të gjobitet me 50 euro në ditë.

Ajo prej kohësh ishte në konflikt me të bijën, dhe refuzonte të hiqte fotografitë e fëmijëve. Por gjykatësi vendosi se veprimi i saj shkelte rregulloren e përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave të vendosur nga gjykata europiane.

Sipas UNICEF gjatë një viti një i mitur, mesatarisht, del në 195 fotografi të publikuara në rrjete sociale. Ndërsa sipas një analize të kryer nga Parent Zone një fëmijë në pesë vitet e para të jetës del në rreth 934 fotografi online. Vetëm në Facebook janë 300 milion fotografi të ndryshme që publikohen cdo ditë.

Artikujt 9 dhe 6 të rregullores europiane për mbrojtjen e të dhënave i kualifikojnë si të dhëna të ndjeshme ato që tregojnë origjinën etnike, opinionet politike, bindjet fetare, të dhënat gjenetike etj. Fotografia e fytyrës më shumë se një dhënë e ndjeshme është personale. Bëhet e ndjeshme nëse përdoret për të identifikuar dikë. Fotografitë e pagëzimit përvecse identitetin e fëmijës përmbajnë dhe përkatësinë fetare dhe për këtë arsye mbrohen.

Por cështja e vërtetë ka të bëjë me faktin se flitet për të mitur. Që nga fundi i viteve ’80 ekziston tutela për fotografitë e tyre. Duhet miratimi i njërit apo dy prindërve që të publikohen dhe gjyshja në fjalë këtë miratim nuk e kishte.

Shumë fëmijë aktualisht përfundojnë në rrjete sociale që kur janë shumë të vegjël dhe nuk është e thënë të jetë gjë e mirë, apo që kur të rriten do të jenë dakord. Pra, në të ardhmen  një cështje ligjore mund ta ndërmarrin dhe vetë ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat